Kthehu lart

Shqiptarit i kapin drogën e fshehur në çatinë e makinës, e quante kokainën "bisha"

Shqiptarit i kapin drogën e fshehur në çatinë e makinës, e quante kokainën "bisha" GazetaExpress

Një 38 vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga efektivët e policisë së Modenas në Itali për shkak të posedimit të një sasie të madhe kokaine.

Në makinën e të riut, një mjet i tipit Volksëagen Golf, është gjetur e fshehur në çati, rreth 1.2 kilogram kokainë, e barasvlefshme me qindra mijëra euro.

Dritat në pjesën e pasme të makinës shërbenin si kamuflazh për të fshehur në çatinë e mjetit drogën. Me të hequr pikërisht këto drita, policia ka gjetur një pako kokainë në të cilën shkruhej vetëm një fjalë... “bisha”.


Nga verifikimet rezultoi se shqiptari kishte precedentë penalë për përdorim dokumentash false./Gazeta Express

    Data: 13 Qershor 2018 17:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera