Kthehu lart

SHÇBA hyn në lojë, nis verifikimi i policëve që u përleshën me qytetarët

SHÇBA hyn në lojë, nis verifikimi i policëve që u përleshën me qytetarët GazetaExpress

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kanë nisur verifikimet për veprimet punonjësve të policisë së Tiranës, të cilët mbështetën shërbimin përmbarimor të ekzekutonte një vendim gjyqësor, ditën e hënë pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”.

Forma se si dy punonjësit e përmbarimit kërkon të hynin me forcë brenda banesës së dy familjeve Llapaj dhe Dervishaj është jashtëligjshme, pohojnë burime nga Ministria e Brendshme përcjell abcnews.

Gjithashtu edhe ndërhyrjet e uniformave blu dhe ndalimi i disa prej anëtarëve të dy prej familjeve është në fokusin e verifikimeve që ka nisur SHÇBA-ja. Familjarët pretendojnë se kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të dhënë nga apeli i Tiranës.

Ata kërkojnë që vendimi të mosekzekutohet deri sa të shprehet me parë Gjykata e Lartë.

    Data: 12 Mars 2019 17:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera