Kthehu lart

Sekseri mes vrasësit dhe gjykatësit shqiptar, prokuroria kërkon burg për Alban Bucin

Sekseri mes vrasësit dhe gjykatësit shqiptar, prokuroria kërkon burg për Alban Bucin GazetaExpress

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 1 vit e 8 muaj burg për Alban Bucin, sekserin që ndërmjetësoi mes gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe të dënuarit për vrasje Gentian Doda.

Ky I fundit të do të fitonte një ulje të dënimit përkundrejt një pagese të majme, ndërsa Alban Buci do të kryente shkëmbimin drejt e tek gjyqtari i akuzuar për korrupsion.

Buci, mik i ngushtë me të dënuarin, ndodhet në paraburgim pasi u ekstradua pak kohë më parë. Ditën e nesërm fjalën do ta ketë mbrojtja e Bucit dhe më pas gjykata do të dalë në një vendim, pavarësisht se vetë “sekseri” ndodhet në arrati./Express

    Data: 12 Mars 2019 20:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera