Kthehu lart

Sa thjesht mund të vdesësh në Shqipëri.... /VIDEO

Sa thjesht mund të vdesësh në Shqipëri.... /VIDEO GazetaExpress

Mjafton çmenduria e një personi për të vënë në rrezik jetën e dhjetëra të tjerëve.

Një qytetar, drejtues I një automjeti, ka bërë një veprim skandaloz në rrugët shqiptare. Në afërsi të qytetit të Lushnjes, ai është filmuar teksa ecën me shpejtësi në rrugë, në krahun e kundërt të automjeteve që vinin përballë tij. 

Një mrekulli ka shpëtuar përplasjen tragjike, duke marrë parasysh shpejtësinë e automjetit. 

Në kushtet e gabimit skandaloz të këtij shoferi, drejtuesit e tjerë të automjeteve që ecnin në korsinë e tyre, të tmerruar nga ky fakt, janë munduar të devijojnë lëvizjen për të shmangur përplasjen ballore. 

/Gazeta Express

    Data: 13 Janar 2018 20:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera