Kthehu lart

“Rexhep të kam në krah dhe po kërcejmë akoma vallen e shqipeve”

“Rexhep të kam në krah dhe po kërcejmë akoma vallen e shqipeve” GazetaExpress

Qytetarë të shumtë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, miq, artistë politikanë dhe artdashës, kanë kryer homazhe në Muzeun Historik Kombëtar në shenjë nderimi për mjeshtrin e madh të valles shqipe Rexhep Çeliku.

Valltarja edhe partnerja e tij e skenës Lili Cingu e pikëlluar thotë se Rexhep Çeliku ishte një shqipe që depërtonte me vallen e tij lehtësisht te spektatori vendas dhe i huaj.

“Ai me të vërtetë ishte siç mund ta quajmë legjenda e valles shqiptare. Një shqiponjë që fluturonte në skenë në publik, fluturonte kudo që ai shkelte.

Krahu do hapet dhe unë gjithmonë do them. Rexhep të kam në krahë dhe po kërcejmë vallen e shqipeve.

E kisha më tepër si një vëlla sesa partner, kemi kërcyer për shumë e shumë vite. Pengu më i madh i tij ishte që edhe sot ai po fluturon do të thotë që vallja mos të ndalet, të vazhdojë dhe Shqipëria të jetë një shqiponjë ashtu siç ne e meritojmë”

Kolegët e ngushtë me të cilët ndau skenën dhe miqësinë, vlerësonin dëshirën dhe entuziazmin që ai kishte për jetën.

Vallja të mos ndalet e shqipja të fluturojë lart ishte dëshira e Rexhep Çelikut. Valltarët pasardhës, me të cilët punoi një jetë të tërë te bindur janë se zëvendësimi i tij është i vështirë, por ata ndihen të frymëzuar që të vazhdojnë me dashuri në rrugën e tij.
Mjeshtri i baletit Albert Janku, shpreson që vallja shqipe të vazhdojë rrugëtimin vezëllites si dikur.


Mjeshtri i madh i valles shqiptare, Rexhep Çeliku humbi betejën me një sëmundje të rëndë që i mori jetën në moshën 63 vjeçare.

Rexhep Çeliku ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në vendin tonë. Gjatë një karriere te gjate prej 4 dekadash  për disa dekada ai realizoi një numër të madh shfaqjesh brenda dhe jashtë vendit, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut me interpretimet e tij në skenë dhe vlerësimet më të mëdha sefundmi edhe titullin “Nderi i Kombit”.


    Data: 13 Janar 2018 20:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera