Kthehu lart

“Respekt Fatmir!”, Braçe: Kundërsulm si pas 14 shtator

“Respekt Fatmir!”, Braçe: Kundërsulm si pas 14 shtator GazetaExpress

Për qëndrimin që mbajti Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ditën e sotme për akuzat e opozitës për vëllain e tij, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PS-ja.

Ka qenë deputeti Erion Braçe që ka përgëzuar Xhafajn, duke i sugjeruar që tani duhet kundërsulm Antimafia, si kundërsulmi i shtetit ndaj banditëve në 14 shtator.

“Respekt Fatmir! Mafia duhet luftuar çdo minutë. Kundërsulmi Antimafia njësoj si kundërsulmi i shtetit ndaj banditëve ne 14 shtator”, shkruan deputeti socialist.

Në 14 Shtator të 1998 pati përplasje të forta mes qeverisë me kryeministër Fatos Nanon dhe opozitës, pas vrasjes së deputetit të PD-së, Azem Hajdarit.

Qytetarë të shumtë sulmuan Kryeministrin ku edhe e dogjën atë, ndërsa gjatë përplasjes me policinë pati edhe të vdekur. Lidhur me këtë ngjarje, policia e asaj kohe vuri në pranga disa përfaqësuese të PD-së.

Ndërsa, për akuzat e PD-së që janë prej një jave, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj foli për pozitën e vëllait të tij, i cili mëngjesin e kësaj të mërkure udhëtoi drejt Italisë për të kryer dënimin prej 7 vitesh burg që i është dhënë në vitin 2012.

Për këtë dënim, opozita e ka sulmuar Xhafajn, duke e akuzuar se ka ndryshuar nenin e ekstradimit, gjë të cilin ai e hodhi poshtë. /GazetaExpress/

    Data: 16 Maj 2018 20:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera