Kthehu lart

Reshjet e borës në Shqipëri, ARRSH: Kujdes në këto akse, kalimi vetëm me zinxhirë

Reshjet e borës në Shqipëri, ARRSH: Kujdes në këto akse, kalimi vetëm me zinxhirë GazetaExpress

Ditën e sotme moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin.

Reshjet e dëborës në juglindje vazhdojnë ende me intensitet që nga ora 12:00.

Sipas ARRSH-së akset Boboshticë - Dardhë, Korçë - Qafë Qarri kalohen me zinxhirë ndërsa aksi Voskop-Voskopoje kalohet pjesërisht me zinxhirë.

Në akset e tjera kalimi bëhet pa zinxhirë.

Po ashtu Kukësi, Dibra e Bulqiza, janë zbardhur nga dëbora.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë në terren mjetet borëpastruese dhe këshillon drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir.

Moti i ftohtë me erë, reshje shiu, dëborë dhe stuhi, do ta shoqërojë vendin përgjatë 24 orëve në vazhdim. Edhe operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka dyfishuar stafet në terren më bazë materiale për tu përballur me pasojat e motit të keq. Rreth 40% e fiderave janë stakuar si masë sigurie për t'i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrejt si rezultat i moti jo të qëndrueshëm.

Ulja e temperaturave gjatë dy ditëve të fundit ka rikthyer edhe njëherë reshjet e dëborës në zonat malore të Vau të Dejës. Për pasojë, përkeqësimi i motit ka krijuar probleme kryesisht ne furnizimin me energji elektrike thuajse në të gjitha zonat e Vaut të Dejës . Nga raportimet e deritanishme situata paraqitet si me poshtë:

Ne Bushat përveç fshatrave që kanë lidhjen e re te energjisë, gjysma e kësaj zone është në errësirë të plotë që në orët e mbrëmjes së djeshme.

Ne fshatrat Hajmel dhe Nenshat nuk ka energji elektrike.

Ne  fshatrat Vig dhe Mnelë nga ora 17 e 30 e ditës së djeshme në gjithë fshatrat e kësaj njësie nuk ka energji elektrike

Në  Shllak kanë filluar  reshjet e  shiut dhe dëborës .Pjesa më e madhe e zonave që furnizohen nga Komani (Bene, Palaj, Vukjakaj Gegaj, Kroni i Madh e Narcolle)nuk kanë energji që nga mesnata.

Ne Temal kanë filluar reshjet e dëborës por nuk ka probleme me energjinë elektrike.

Gjithashtu në fshatin Shelqet që prej ditës së hënë është djegur transformatori që furnizon me energji elektrike banorët e kësaj zone dhe askush nga OSHEE nuk ka marrë masa për rivendosjen në funksion të furnizimit me energji elektrike për banorët.

Nisur nga situata e krijuar bashkia e Vau të Dejës ka marrë të gjitha masat e duhura për përballimin e çdo problematike të mundshme të krijuar nga moti i keq.

    Data: 12 Mars 2019 16:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera