Kthehu lart

Reshje të dendura ditën e sotme në Shqipëri? Ja parashikimi i motit

Reshje të dendura ditën e sotme në Shqipëri? Ja parashikimi i motit GazetaExpress

Kthjellimet dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin deri në orët e pasdites kur shfaqen vranësira të lehta në zonat malore veriore.

Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellimet në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore.

Edhe në mbrëmje dhe gjatë natës, tabloja sinoptike e territorit shqiptar dominohet kryesisht nga kthjellimet.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por një rritje me 1-2°C sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të ketë dallgëzim 2 ballë.

    Data: 14 Shtator 2017 09:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera