Kthehu lart

Reshje bore në Shqipëri, Sinoptikanët: Ulen sërish temperaturat

Reshje bore në Shqipëri, Sinoptikanët: Ulen sërish temperaturat GazetaExpress

Në zonat malore të vendit në verilindje dhe juglindje të vendit është rikthyer dëbora.

Siç na njoftojnë korrespondentët në Korçë, Peshkopi dhe Bulqizë disa centimetra dëborë kanë rënë gjatë natës në qytetet dhe zonat malore rreth tyre.

5 cm ka arritur trashësia maksimale në Dardhë dhe më pak në zonat e tjera ndërsa nuk raportohen probleme nga qarku i Korçës.

Ndërsa në Peshkopi trashësia e dëborës arrin në 10 cm. Sipas Autoritetit të Rrugëve disa akse përshkohen me zinxhirë vetëm për pak kilometra.

Por në disa fshatra të Dibrës ka probleme me energjinë elektrike në disa fshatra.

Reshjet vazhdojnë të bien edhe në Bulqizë, por nuk raportohen probleme. Ndërsa në bregdet moti i keq po bëhet pengese për lundrimet.

Shpejtësia e erës pritet të kalojë 100 km/orë si dhe deti me fuqi deri në 8 ballë. Mjetet lundruese të vogla janë njoftuar të mos dalin në det të hapur.

Sinoptikanët kishin paralajmëruar për një rikthim të dimrit në pranvere për shkak të ndryshimit të situatës sinoptike në vranësira dhe reshje.

    Data: 12 Mars 2019 15:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera