Kthehu lart

Rama tenton t’i shpëtojë “faqes së nxirë”, si e bëri “kurban” për herë të dytë policinë

Rama tenton t’i shpëtojë “faqes së nxirë”, si e bëri “kurban” për herë të dytë policinë GazetaExpress

Fëmijë që qanin, gra të shtrira në tokë dhe një dhunë e panevojshme e policisë që mbante të kapur e lidhur qytetarë në një ditë halli.

Këto ishin disa nga pamjet që u panë live ditën e djeshme në një ndër zonat më të populluara të Tiranës, ku një grup qytetarësh u përpall me përmbarimin, policinë dhe një zgjedhje, largimin nga shtëpia e tyre.

Por po ashtu si dje me Ministrin e Brendshëm Lleshaj, në vend të një faljeje të sinqertë për aktet e shëmtuara të policisë së shtetit, sot kryeministri Edi Rama ka tentuar ta përdorë rastin për të shpëlarë faqen e tij të “nxier” nga një tjetër skandal.

Përmes një reagimi në rrjetin social, Rama i ka hipur “gomones” së shpëtimit dhe distancimit nga aktet e djeshme duke përdorur të njëjtën gënjeshtër që vuri dje në shërbim Ministri i Brendshëm.

Fjala është për largimin nga detyra të kryepolicit të Tiranës Kastriot Skënderaj, i cili u bë zyrtar ditën e djeshme, pikërisht pas ngjarjeve në afërsi të shkollës Petro Nini . Por e vërteta qëndron ndryshe, pasi Skënderaj ishte shkarkuar që javën e kaluar dhe ditën e djeshme emri i tij është përdorur si “kurbani” për të shpëtuar nga ngjarja.

Ja çfarë thotë sot Rama:

 “E dashur Ema nuk e di çfarë di lidhur me ngjarjen e djeshme në pragun e banesës përveç videove dhe fotove të ofruara nga kanalet e portalet në kërkim të audiencës duke provokuar irritimin e njerëzve pa dhënë informacione.

Jam informuar me detaje për atë histori.

Jam kontaktuar nga banorët e asaj shtëpie kohë më parë. pala tjetër e ka fituar me gjyq, ndërsa të zotët e kanë humbur të drejtën për të qëndruar në atë banesë. A është i drejtë vendimi i gjykatave? Ajo çka qeveria mund të bëjë dhe kjo qeveri është e para që po e bën është ta reformojë sistemin e drejtësisë dhe ta bëjë të denjë për fëmijët tanë. Ky çlirim kërkon mund, durim, kohë. Por ajo që kjo qeveri s’mund të bëjë është të bëjë gjykatësin e vendimit të gjykatë.

Vendimet e gjykatës me ligj ekzekutohen nga përmbarimi dhe kur kërkon ndihmën e policisë së Shtetit, policia është e detyruar ta ndihmojë. Policia dje zbatoi ligjin dhe pikë. Por nga ana tjetër siç u pa qartë edhe pse prania e policisë ishte kërkesë e ligjit, nuk ishte as dinjitoze dhe as efikase. U krijuan skena të panevojshme, me njerëz që shtriheshin në rrugë dhe policë që s’dinin ç’të bënin si trup pa kokë.  Lirimi i drejtuesit të Tiranës ishte mesazh se të jesh në rregull me ligjin nuk mjafton, pasi duhet dicka më shumë. Por ana e errët që ka të bëjë me kanalet dhe portalet e kthyen përmbys të vërtetën. Aty nuk është dhënë leje për pallat dhe IKMT nuk ishte aty.

    Data: 12 Mars 2019 18:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera