Kthehu lart

Rama përgëzon Ruçin: Me PD-në të hapur për të bashkëpunuar, por qasja jonë nuk ndryshon

Rama përgëzon Ruçin: Me PD-në të hapur për të bashkëpunuar, por qasja jonë nuk ndryshon GazetaExpress

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit dhe të kryesisë së PS-së, ka folur për seancën e ditës së djeshme, ku u votua qeveria.

Ai ka përgëzuar kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin, për mënyrën e drejtimit të Kuvendit, ndërsa ka shtuar se mazhornca do të jetë gjithmonë e hapur me opozitën për debatuar si për të bashkëpunuar për të gjetur gjuhën e përbashkët.

“Një falenderim jo formal për të gjithë ju dhe të për të gjithë deputetët, për arsye objektive që nuk janë të pranishëm. Lidhur me seancën për miratimin e qeverisë. Në mënyrë të veçantë dua të falenderoj Gramozin, kryetarin e ri të Kuvendit, që realisht i ktheu dinjitet asaj salle, se në atë sallë mund të ketë rregull. Po ashtu, dua të nënvizoj një detaj që është shumë i rëndësishëm për fat të keq, që nuk duhet të ekziston. Fillimi për herë të parë, i seancave në orën fiks të përcaktuar, është një normë që ne do ta respektojmë në katër vjet. 

Nëse përqafuesit e popullit nuk janë në gjendje të respektojnë orarin e ditës më të rëndësime të javës, që është Kuvendi i popullit, atëherë vajmedet për të tjerat. Und dua të nënvizoj se pavarësisht reagimit të PD-së, ndaj qasjes sonë, qasja jonë nuk ndryshon. Ne do të shkojmë në atë sallë për t’ia kushtuar të gjitha minutat njerëzve të zakonshëm. Ne do të shkojmë në ata sallë për të debatuar me opozitë.”, -tha Rama. 

/Gazeta Express/

    Data: 14 Shtator 2017 10:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera