Kthehu lart

Qeveria ka në plan modernizimin e bazave detare

Qeveria ka në plan modernizimin e bazave detare GazetaExpress

Qeveria shqiptare ka menduar që këtë mandat qeverisës të investojë më së shumti në modernizimin e Forcave të Armatosura e më konkretisht në bazat detare.

Ministrja e Mbrojtjes, ka inspektuar në terren dy nga bazat detare siç është ajo e Kepit të Palit dhe ajo në Shëngjin, duke dhënë edhe mesazhin se investimet në këto baza do të kenë një potencial jo vetëm atraktiv, por dhe ndikim pozitiv në ekonomi.                                       

"Modernizimi i Forcave të Armatosura është prioriteti kryesor i qeverisë dhe për këtë do të shikohen të gjitha mundësitë për investime dhe rivitalizimin e bazave detare si këto në Kepin e Palit dhe në Shëngjin. Rëndësia, vlera e tyre e veçantë dhe historia, i shndërron këto baza në një potencial të jashtëzakonshëm për t’i bërë më atraktive dhe për të ndikuar pozitivisht në ekonomi", ka thënë ministrja Xhaçka. 

/Gazeta Express/

    Data: 14 Janar 2018 11:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera