Kthehu lart

"Qeveria është kapur me 'presh në duar' në qindra raste"

"Qeveria është kapur me 'presh në duar' në qindra raste" GazetaExpress

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i ftuar në studion e Ora News, tha se qeveria është kapur me qindra raste me "presh në duar", ndërsa shtoi se kriza aktuale politike ka ardhur për shkak të arrogancës së mazhorancës.

Demiraj: Jemi në një ngërç politik që ka ardhur për shkak të arrogancës së tejskajshme të mazhorancës, e cila prej muajsh nuk e ka llogaritur opozitën. Prej 6 vitesh në pushtet, qeveria Rama është kapur me "presh në duar" në qindra raste. Nëse kthemi pak mbrapa në vitin 2017, u mor në konsideratë nga faktori evropian dhe amerikanë, e cila detyroi zt. Basha, që të ulet në një marrëveshje me zt. Rama. Ajo marrëveshje nuk është zbatuar në asnjë pikë. 

Demiraj tha se nuk kishte mbetur rrugë tjetër për opozitën përveç djegies së mandateve.

Demiraj: Jam dakord me djegien e mandateve sepse nuk kishte mbetur rrugë tjetër e demokracisë. Opozita kishte dy zgjedhje, ose të qëndronte formalisht në Parlament ose të bënte këtë që bëri. Për sa i përket dhunës, pa diskutim gjithë shqiptarët së bashku duhet t'i qëndrojnë larg dhunës. Jam krejtësisht larg dhunës, gjë që është dëshmuar nga në të dyja demonstratat e opozitës. Lajmet false për kancelaritë perëndimore që opozita do të djegë, përgatiten në një zyrë në Kryeministri dhe ministri të tjera. 

    Data: 12 Mars 2019 16:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera