Kthehu lart

Qeveria e re betohet para Presidentit Meta, detaje nga ceremonia zyrtare (Fotot)

Qeveria e re betohet para Presidentit Meta, detaje nga ceremonia zyrtare (Fotot) GazetaExpress E mërkurë, 13 Shtator 2017 17:21

Qeveria e re “Rama 2” që do të drejtojë vendin gjatë 4 viteve të ardhshme u betua pasditen e sotme para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Rreth orës 17:00 kryeministri Edi Rama, zv. kryeministrja Senida Mesi dhe 13 ministrat mbërritën në ambientet e presidencës.

Ceremonia filloi me ekzekutimin e himnit kombëtar, ndërsa vijoi me betimin e secilit prej tyre.

I pari që u betua dhe shtrëngoi dorën me Presidentin Meta ishte kryeministri Rama.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Pas betimit në presidencë qeveria e re do të mbajë mbledhjen e parë ku në rend ditë janë 4 pika, ndër më të rëndësishme është shpallja e vitit 2018 si viti i Skënderbeut.

Në fjalën kreu i Shtetit, Ilir Meta i uroi suksese qeverisw sw re, ndwrsa theksoi se nga populli priten suksese pwr 4 vitet e ardshme.

“I nderuar zoti kryetar i kuvendit, zoti kryeministër

Dëshiroj që në këtë moment të ndaj urimin tim më të sinqetë për rezultate pozitive dhe suksese në 4 vitet e ardhshme”, tha Meta.

Gazeta Express

    Data: 13 Shtator 2017 17:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera