Kthehu lart

Problemet me universitetet, Rama ballafaqohet me pedagogët

Problemet me universitetet, Rama ballafaqohet me pedagogët GazetaExpress

Vonesat e pagesave të pedagogëve ishin sërish sot fokusi i debatit mes kryeministrit Edi Rama me senatin e Universitetit të Tiranës.

Sipas Ramës, ky takim ishte kërkuar nga disa pedagoge në studio televizive, të cilët mungonin sot dhe kjo tha Rama është e pajustifikueshme.

"Me Senatin e Universitetit të Tiranës - Reforma e Universiteteve dhe sfidat e autonomisë së zgjeruar falë Ligjit të Ri për Arsimin e Lartë. Qeveria e mbështet dhe monitoron universitetin, por nuk e qeveris më atë; nuk vendos më tarifat; nuk vendos më administrimin e buxhetit; nuk vendos më asgjë përveçse standarde dhe kritere të përgjithshme, për të respektimin e zbatimin e të cilave, monitoron e merr masa kur konstaton shkelje të tyre.", shkruan Rama teksa ka nosur bashkebisedimin live.

"Askush nuk e merr dot peng reformën dot, as me shfaqje as me firma as me shqetësime sado legjitime të jenë, shqetësimet kanë mundësi të shprehen… se problemi themelor që ka sot universiteti është me vetveten, as me qeverinë as me legjislacionin, është një sfidë e re e tij e autonomisë së zgjeruar dhe debati që doja të bëja është çfarë duhet të bëjë qeveria më shumë për ta garantuar këtë autonomi të zgjeruar jo si të ndërhyjë dhe të ndajë engjëjt nga djajtë”, tha Rama.

Sipas tij, “vonesa e pagave është shembull i qartë që reforma është sfidë edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe kemi kthyer në legjislacion, sepse na ka vonuar ne vetë si qeveri një debat midis ministrisë së arsimit dhe financave për trashëgiminë e grantit të pakushtëzuar”.

“Unë s’e kuptoj kujt ia kërkoni zgjidhjen për probleme të brendshme, të ndërhyjë qeveria? Nuk ndërhyn dot. Kjo është autonomia juaj, flamurin e autonomisë e keni tundeni, ne nuk mbajmë monopolin e shkopit të flamurit. Ligji e ndan, rektori, dekani s’është llogaritar, është udhëheqës akademik, bordi ka përsipër procesin që ka të bëjë me financimin, mbarëvajtjen etj. Tani Universiteti i Tiranës është i vetmi ku shfaqen probleme, ndërkohe që shumicën në bordin e administrimit e ka zgjedhur vetë, qeveria aty është në minorancë”. 

    Data: 14 Shkurt 2018 12:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera