Kthehu lart

Prej 10 ditësh në ujë... këto janë pamjet e përmbytjes në Shkodër

Prej 10 ditësh në ujë... këto janë pamjet e përmbytjes në Shkodër GazetaExpress

Rruga Shirq-Derragjat në zonën e Dajçit është e bllokuar.

Fshati Shirq është më i godituri si shkak i rritjes së nivelit të ujit. Dëmët në këtë zonë janë të mëdha, kryesisht në të mbjella. Banorët thone se ushqimi për kafshët është drejt fundit.

E vetmja mënyrë për të parë parcelat e tokave të mbjella është përmes varkave ku në disa vende uji i kalon edhe dy metra. Shtëpi të rrethuara nga uji dhe kafshë të cilat nuk kanë ushqim. Kjo është situata në fshatin Shirq.

Lumi Buna në disa vende  ka dalë nga shtrati duke përmbytur plotësisht 1850 hektarë tokë bujqësore. Ndërsa shkarkimet në Vaun e Dejës vijojnë me 800 metër/kub ujë në sekondë nga porta dhe 500 metër kub ujë në prodhim./Klan

    Data: 13 Mars 2018 18:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera