Kthehu lart

Pranga dy të rinjve në Elbasan, kapen me drogë

Pranga dy të rinjve në Elbasan, kapen me drogë GazetaExpress

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë, ku ka bërë të mundur vënien në pranga të dy personave.

Siç bëhet e ditur nga blutë e Elbasanit, në pranga janë vënë Bulent Luniku, 22 vjeç dhe Ambri Sinakoli, 22 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre është bërë pasi në Lagjen “Visarion Xhuvani”, në rrugën “Qamil Guranjaku” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMË” të drejtuar nga Bulent Luniku, në sediljen e pasme të këtij automjeti, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar 2 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e paketuar me letër natriban dhe një pjesë e ndarë në doza të vogla gati për shitje.

Po ashtu, policia bën me dije se ka sekuestruar 2 telefona celularë të markave të ndryshme, si dhe automjeti  ku u gjet lënda narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”

 Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”. /Gazeta Express/

    Data: 14 Shtator 2017 09:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera