Kthehu lart

Policia e Sarandës i vihet pas polakut të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia e Sarandës i vihet pas polakut të shpallur në kërkim ndërkombëtar GazetaExpress

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Interpol Tirana ka bërë të mundur arrestimin e një 38 vjeçari me origjinë polake.

Przemyslaw Pasternak është kapur këtë të martë në Sarandë, pasi mbi të rëndonte një mandat kërkimi ndërkombëtar. Polaku është dënuar për mashtrim dhe falsifikim, pasi përmes veprimeve antiligjore, ka punësuar disa persona me aftësi të kufizuar, duke i shkaktuar dëm financiar një kompanie në Poloni.

Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Polonisë.

Arrestimi nga Policia e Sarandës në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Më datë 13.03.2018, Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Polonisë, shtetasin polak të shpallur në kërkim ndërkombëtar :

- Przemyslaw Pasternak, 38 vjeç, lindur në Poloni.

Gjykata Rajonale Poznan/Poloni me vendim nr. III K 549/08  të datës 22.04.2013 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 6 muaj, (mbetur për të vuajtur 3 vjet, 6 muaj dhe 22 ditë burgim), për veprat penale, “Mashtrim dhe Falsifikim”, parashikuar nga nenet 286/1 dhe 294, 297 të Kodit Penal Polak, pasi ky shtetas në lokalitetin Ponznan/ Poloni prej vitit 2004 deri në vitin 2006 nëpërmjet mashtrimit ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar lidhur me punësimin e disa personave me aftësi të kufizuar duke i shkaktuar një kompanie një dëm në shumën e parave 2 943 991 ( polake ).

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtesisë dhe ZQK Interpol Ëarsaë po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin e këtij të kërkuari drejt Polonisë./Gazeta Express

    Data: 13 Mars 2018 18:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera