Kthehu lart

Plas grushti në komisariatin e Lezhës, policët rrihen me njëri-tjetrin

Plas grushti në komisariatin e Lezhës, policët rrihen me njëri-tjetrin GazetaExpress

Një sherr mes dy punonjësve të policisë ka ndodhur ditën e sotme në Komisariatin e Lezhës.

Lajmin në fjalë e ka bërë me dije, policia e Lezhës, e cila ka sqaruar se konflikt ka ndodhur brenda ambienteve të komisariatit.

Siç bëhet e ditur në njoftim, sherri ka nisur mes N.Sh, me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, i cili ka goditur me grushte Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M.

Por, nuk ka përfunduar me kaq, pasi edhe M.M i është kundërpërgjigjur me grushte ndaj kolegut të tij me iniciale N.SH.

Ka qenë ndërhyrja e pranishmëve, që kanë bërë të mundur shuarjen e sherrit, ndërsa mësohet se dy punonjësit e policisë në fjalë janë pezulluar nga detyra.

“Më datë 13.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit N. Sh e M.M.,  pasi shtetasi N.Sh. me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur.

Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i parasyeshëm i forcës.”, -thuhet në njoftimin e policisë.

/GazetaExpress/

    Data: 13 Janar 2018 18:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera