Kthehu lart

Plagjiaturë dhe i skualifikuar...Dalin fakte kundërshtuese për projektin e ri të Teatrit

Plagjiaturë dhe i skualifikuar...Dalin fakte kundërshtuese për projektin e ri të Teatrit GazetaExpress

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin e ri që do të ngrihet Teatri Kombëtar.

Menjëherë pas prezantimit kanë dalë në dritë fakte kundërshtuese që tregojnë se projekti i arkitektit danez, Bjarke Ingels  në fakt nuk është i tij. 

Regjisori Kastriot Çipi ka treguar se në fakt projekti i përket studios ukrainase Forma. 

Regjisori  Çipi bashkëngjitur statusit të tij ka vendosur dhe artikullin me të gjitha faktet dhe kontestimet për projektin e ri. 


 “Projekti i Ramës për TK është në fakt projekti i studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë (pra i skualifikuar) në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut”.

Shenimi i Çipit 

Plagjiaturë e arkitektit danez apo paljaçatë e pushtetit? Projekti i Ramës për TK është në fakt projekti i studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë (pra i skualifikuar) në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut. Shikojini fotot dhe gjykoni vetë! Faleminderit për zbulimin Ervin Goci!’ shkruan regjisori referuar projekti të ri të Teatrit Kombëtar. /Gazeta Express/

http://www.formaarchitects.com...


    Data: 13 Mars 2018 14:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera