Kthehu lart

Nuk e bëri ministër, Rama i cakton detyrën e rëndësishme Saimir Tahrit

Nuk e bëri ministër, Rama i cakton detyrën e rëndësishme Saimir Tahrit GazetaExpress E enjte, 14 Shtator 2017 10:39

Edhe pse Saimir Tahiri nuk u përfshi në qeverinë e kryeministrit Edi Rama, ditën e sotme, atij i është caktuar një nga detyrat më të rëndësishme për 4 vitet e ardhshme.

Bëhet fjalë për platformën dixhital të bashkëqeverisje, të cilës Rama, i ka dhënë një rëndësi shumë të veçantë.

Dhe në krye të kësaj, Rama ka menduar të vendosë kreun e PS-së së Tiranës, Saimir Tahirin, të cilin e ka emëruar Koordinator Kombëtar për Bashkëqeverisjen.

“Do fillojmë menjëherë punën në terren duke emëruar një koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen që do jetë Saimir Tahiri, që do të thotë që platforma dixhitale e bashkëqeverisjes nuk do jetë website i radhës, por mekanizëm i gjallë njerëzish që do e përdorin për të realizuar implementimin e tre pikave kyçe, njerëzit duan pastrim të gjithë mekanizmit te shtetit nga grabitqarët, duan shërbim për cdo nevojë dhe mbi çdo te drejtë që jua jep kushtetuta, ndëshkim të atyre që behën pengesë. 

Këto tre gjëra mund ti realizojmë përmes bashkëqeverisjes, përfshirjes së tyre në qeveri realisht”, është shprehur Rama

    Data: 14 Shtator 2017 10:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera