Kthehu lart

Noka: Kë po shantazhon Edi Rama duke çuar ministren në qelinë e Aldo Barës

Noka: Kë po shantazhon Edi Rama duke çuar ministren në qelinë e Aldo Barës GazetaExpress

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka ngriti disa pikëpyetje për atë që ai i quan mesazhet mafioze të vizitës së Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në qelinë e famëkeqit të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

Noka shkruan se kjo vizitë e Gjonajt në qelinë e Aldo Bares ka qenë me porosi të Edi Ramës si një kod sekrete për të bërë shantazh.

Ai nuk zbulon se kë mund të ketë shantazhuar Rama, por sipas tij me këto veprime kryeministri po tregon se nuk është i shqiptarëve, por i bandave të krimit.

/Gazeta Express

    Data: 13 Mars 2018 17:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera