Kthehu lart

Njoftim i rëndësishëm për studentët që presin të fitojnë në Universitete

Njoftim i rëndësishëm për studentët që presin të fitojnë në Universitete GazetaExpress

Ndryshon mënyra e sinjalizimit të fituesve në fazën e fundit të raundit të parë të pranimeve në universitete.

S’ka më ngjyrë të verdhë, e kuqja mund të kthehet vetëm në jeshile, në rast se ndodh Ekspertët e Rrjetit Akademik Shqiptar kanë bërë dje një njoftim shumë të rëndë- sishëm në faqen e portalit UAlbania, për të gjithë aplikuesit, të cilët janë në pritje të degës së dëshiruar në fakultet, shkruan panorama.

Rregulli i vlefshëm, vetëm për fazën e shtatë dhe të fundit për këtë raund, mundëson që në të qindtat e sekondës, një kandidat të shpallet fitues dhe të mund të regjistrohet direkt gjatë ditës së sotme dhe të nesërmen. “Gjatë 48 orëshit të fazës së fundit të regjistrimeve në raundin e 1-rë (e diel 10 shtator dhe e hënë 11 shtator) maturantet, në pritje në një program studimi, në rast se u lirohet një vend fituesi, do të sinjalizohen tashmë direkt nga ngjyra jeshile dhe jo e verdhë për shkak se kjo është faza përfundimtare.
Ky sinjalizim do të thotë që maturanti mund të paraqitet menjëherë pranë sekretarisë për t’u regjistruar deri në mbyllje të fazës”. Gjatë regjistrimeve të 2- ditëshit të fundit kërkohet nga aplikantët vigjilencë maksimale në monitorimin e këndit të tyre në portal, pasi mund të ndodhë që ngjyra e kuqe të bëhet jeshile edhe në orët e fundit të 11 shtatorit. Kjo nënkupton se ata duhet të shkojnë të regjistrohen, në të kundërt, humbasin shansin dhe vendi i tyre kalon si kuotë e lirë për raundin e dytë. “Maturantët duhet të jenë të vëmendshëm te “këndi i maturantit”, pasi mund t’ju lirohet vendi fitues edhe në çastet e fundit të ditës së hënë”, nënvizohet në njoftim.

REGJISTRIMET

Një tjetër kategori e shtuar së fundmi në portalin e regjistrimeve, është ajo për kuotat e lira. Duke qenë se universitetet (përveç atij Bujqësor të Tiranës) nuk publikojnë një evidencë për regjistrimet pas çdo faze, aplikantët mund të monitorojnë vetë numrin e kuotave të lira, për të parë ecurinë e procesit në degët që duan. Ndryshe nga sa pritej, këtë vit, degët më të kërkuara si: ato të Mjekësisë, Ekonomisë, Drejtësisë e Informatikës, mund të quhen thuajse të zëna.

Ka mbetur vetëm një përqindje e vogël kuotash që kërkojnë numër maksimal pikësh dhe që mund të zihen vetëm nga aplikantë me mesatare mbi 9 në raundin pasues. Ndryshe ndodhi vitin e shkuar.

Nxënës që guxuan të prisnin, fituan degë të mira, pasi në fund të raundit të parë ishin regjistruar një përqindje shumë e vogël studentësh (kryesisht ekselentë), në degë të lakmueshme, shumë nxënës që nuk pritën, nuk morën degën që deshën e deri te momenti ku pas zbritjes së vazhdueshme të vizës së kuqe, nuk kishte më kandidatë (Farmacia). Këtë vit duket se nuk ka asgjë nga këto. Këtë e tregon edhe fakti që nuk ka patur asnjë ankesë mbi procesin e mbarëvajtjes së regjistrimeve.

RAUNDI I DYTË

Ata që nuk fituan në raundin e parë, bashkë me mbetësit e maturës apo ata që vijnë nga jashtë, kanë të drejtë të aplikojnë për raundin e dytë. Formulari A2 plotësohet në bazë të një kalendari të caktuar datash nga 15-22 shtatori. Fituesit pritet të shpallen brenda 30 shtatorit, ndërsa dy javët në vazhdim, do të procedohet njësoj si me raundin e parë. Shtatë faza 2 ditore regjistrimesh që monitorohen në portalin UAlbania. Viza e kuqe ulet vazhdimisht deri në plotë- simin e kuotave të lira.

    Data: 11 Shtator 2017 08:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera