Kthehu lart

“Nisi tersi” Arta Dade tregon nje histori të largët të vitit 1975

“Nisi tersi” Arta Dade tregon nje histori të largët të vitit 1975 GazetaExpress

Të gjithë e njohim si politikane, por duket Arta Dade ka patur edhe eksperienca të tjera në prezantim.

Në emisionin ‘Opinio’n ku u diskutua sesi kanë ndryshuar personazhet e këtij emisioni Dade ka treguar dhe historinë e largët të vitit 1975.

Kam qenë në vitin 1975 ne vit të tretë, më ftuan për të prezantuar Festivalin e 13-të , pak me hezitim sepse kishte kaluar  festivali i 11-të dhe nisi ters. Perdja skenës rrëzoi mikrofonin  dhe kameramani tha “Nisi tersi”. Nuk e di përse u zgjodha ndoshta pasi atë vit isha e fejuar dhe ai punonte si inxhinier në televizion. Por kam patur dhe një eksperiencë tjetër në televizion, isha 22 vjeç dhe kam luajtur një telefilm “Shqetësimi i verës” dhe në 1989 jepja mësim anglishteje në televizion,”-përfundoi Dade në Opinion.

    Data: 12 Mars 2019 22:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera