Kthehu lart

Nikolla ndryshon axhendën dhe nuk shkon në Kuvend, debate të ashpra te komisioni i arsimit

Nikolla ndryshon axhendën dhe nuk shkon në Kuvend, debate të ashpra te komisioni i arsimit GazetaExpress

Mungesa e ministres së Arsimit në komisionin për mediat duket se ka ngjallur debate të ashpra mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Kuvend.

Edhe pse ajo dje në darkë kishte njoftuar se nuk do të ishte e pranishme për një tjetër aktivitet që kishte në axhendë, për deputetët e opozitës ky është një justifikim për t’iu shmangur përgjegjësisë dhe llogaridhënies së saj në Kuvend në lidhje me shqetësimet që arsimi në vend.

Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi tha se ministrja për te disaten here po tallet me Kuvendin, duke shmangur përgjigjet për çështjen kryesore perse ka shkelur ligjin për arsimin e larte, duke mos nxjerre aktet nenligjore për zbatimin e ligjit te larte. Vokshi tha se për shkak te shpërdorimit te detyrës nga Ministrja Nikolla pedagoget mbeten pa paga dhe te hënën ata u paguan nga tarifat e studenteve, jo se qeveria u be pjese e zgjidhjes. 

"Me refuzimin për t’u paraqitur ne Komision, ministrja Nikolla po pengon rolin kryesor te opozitës, si dhe detyrën kryesore te Kuvendit, kontrollin parlamentar", tha ajo.

Replika

Musa Ulqini: Ju po na drejtoheni me përçmim, me ton te larte, nuk është mire se jeni edhe zonje.

Albana Vokshi: Për zonjat nuk mund te flisni si te PS. Keni kryeministrin qe e dini ju me mire se te gjithë se si i trajton zonjat. Me mire heshtni! Heshtni!

Ndërkohë sot në mëngjes zyra për shtyp pranë ministrisë së arsimit ka shpërndarë njoftimin rreth axhendës së ministres Nikolla.

Ministrat e Arsimit dhe Diasporës të Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë një takim pune të përbashkët në Tiranë sot më 14 shkurt.  Takimi mes ministrave të dy qeverive do të ketë në fokus arsimin shqip në diasporë dhe diskutime mbi marrëveshjet e arritura.  Pas takimit, 4 ministrat, Lindita Nikolla, Pandeli Majko, Daradan Gashi dhe Shyqeri Bytyqi në orën 10:45 do të kenë edhe një konferencë për mediat në Kryeministri në sallën ovale ne katin e 3-të.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

/Gazeta Express

    Data: 14 Shkurt 2018 10:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera