Kthehu lart

“Mjekët thanë se djali nuk e ka të gjatë” Babai përlotet kur mëson se ç’kanë bërë shqiptarët

“Mjekët thanë se djali nuk e ka të gjatë” Babai përlotet kur mëson se ç’kanë bërë shqiptarët GazetaExpress

Është 19 vjeçar, por peshon 23 kilogramë dhe kurrë prindërit e tij nuk e kanë parë të ecë... dhe kurrë nuk do e shohin.

Kjo është një ndër të shumtët gurë që peshojnë në zemrat e një burri e gruaje shqiptare në një fshat të largët të Tiranës, janë të destinuar ta shohin djalin e tyre të vuajë.

Babai i Aqifit, Xhevahiri, është një njeri punëtor që bën çmos që djali i tij të marrë kujdesin që nuk i fali jeta. Kujton me dhimbje kohën kur për herë të parë u detyrua të dalë në mes të dëborës dhe ngricës për të dërguar në spitalin e Tiranës të birin.

Babai: Në moshën 5 vjeç, ka qenë gjysëm metër borë... e kam nxjerrë në krah me batanije dhe e kemi çuar në spital me furgon... ndjenjit dy orë atje dhe ishte i bllokuar plotësisht. Ka qenë një ndër ditët më të këqija për mua.

Leqe Beka quhet nëna e Aqifit. Ajo i rri në kokë ditë e natë të birit dhe thotë se për shkak të largësisë së madhe dhe pamundësisë ekonomike janë detyruar të shkojnë në fshatin më të afërt për të marrë një makinë dhe për ta dërguar në spital djalin.


Nena: Atëherë ka qenë shumë rëndë. E kemi marrë në krahë, kemi sosur në mëngjes në spital dhe ka ndenjur në reanimacion dy javë. Atëherë e kam parë veten keq, thash iku...të djeg shumë fëmija.

Por ajo që të trishton edhe më shumë është momenti kur Xhevahiri rrëfen se çfarë i kishin thënë mjekët kur kishin parë djalin e tij... se ai nuk do të mbijetonte për shumë kohë të gjatë.

Babai: Mjekët më kanë thënë personalisht që mos u harxho mos humb kohë, sepse jeta e tij dihet, që në moshën 5-6 vjeç... mund të shkojë deri në 15 vjeç... por unë i kam thënë që do ja bëj shërbimin deri në fund.

Nena: A do veshkën, këmbët çfarë të dojë djali, e heq prej trupit tim. Unë e di që im bir nuk ecën dot por të paktën të jetë mirë, të ushqehet dhe të mos sëmuret. Unë dua vetëm një mjet tranasporti, sepse kur im bir sëmurët nuk kam sesi e çoj në spital.

Emisioni Shqiptarët për Shqiptarët vendosi që t’i zgjasë dorën kësaj familje me një histori tejet të dhimbshme. Me ndihmën e shqiptarëve, Elvis Naçi u shpreh se do të bëhej gjithçka të ishte e mundur, që familja Beka dhe posaçërisht Aqifi të mund të gjenin një krah ku mund të mbaheshin.

Naçi: Ajo që na bëri ta marrim këtë si rast është dhe një ngjarje që na ka ndodhur në fshatra. Më ka bërë të kuptoj sesa e rëndë është një situatë shëndetësore në ato fshatra. Imagjinojeni kur keni një të sëmurë në shtëpi.

Rasti i sëmundjes së Aqifit ishte dhe më i komplikuar, një shtëpi që s’mund të quhej shtëpi dhe një varfëri e madhe.

Ilir Hoxholli: Ishte nga momentet më të vështira, seopse rrugët ishin t mbushura me ngricë. Në një moment shoferin e pashë të lëvizte duart shpejt dhe e pamë veten afër grerminës. Ishin disa momente tepër të vështira.

Elvis Naçi: Por e pamë që ne duhej të vazhdonim, sepse rasti ishte tepër i vështirë.

Falë ndihmës së shqiptarëve, më në fund Aqifi shkon të bëjë një vizitë të plotë mjekësore, për të zbuluar nëse ka mundësi për ta lehtësuar sëmundjen e tij që në lindje. E teksa familja e djalit pret përgjigjen, Elvis Naçi i jep një letër Xhevahirit... dhuratën e parë që shqiptarët kanë bërë për të dhe të birin.


Elvis Naçi: Kam një letër që duhet me e lexu... po ta jap që ta lexosh ti vetë personalisht.

Xhevahiri nis të lexojë letrën:

“E di që më i vështirë ka qenë rrugëtimi yt i jetës dhe frymëmarrja e gruas tënde. Më e vështirë ka qenë përpjekja e djalit tënd për tu ngritur në këmbë dhe për të ecur si çdo fëmijë normal, dëshirë e cila për fat të keq nuk u plotësua kurrë.

Ti Xhevahir ke një bashkëshorte heroinë, ajo është një nënë që e sakrifikon jetën për djalin e saj e kaq mjafton që ajo të mos vuajë.

Sot pret me ankth analizat e djalit dhe neve na prek zemrën kjo. Cdo shikimi e mimikë të vuajtjes tuaj Aqifi e kupton... ndoshta ne nuk mund të japin djalin që ti ëndërron, por në mundemi që dhimbjen ta ndajmë bashkë. Shiptarët të dhurojnë ty sot një makinë me shpresën se mund të të lehtësojnë sado pak mundimet e tua.”

Në të dalë të spitalit Xhevahirin dhe Leqen e pret makina e tyre. Ajo që të bën përshtypje janë ato pak fjalë të nënës së Aqifit


Nëna: Ju Aqifit sot me këtë dhuratë i keni dhënë këmbët

Por problemet e kësaj familje nuk mbyllen vetëm tek sëmundja e Aqifit. Familja Leka ka 4 fëmijë dhe për shpirtin e tyre babai Xhevahiri është mundur me shpirt që të mund t’u ndërtojë një shtëpi të re. Të shumta janë borxhet që ai ka marrë për ta ndërtuar shtëpinë, ku fëmijët e tij mund të jetojnë si një familje normale e ku në veçanti Aqifi, të mund të gjejë një strehë të ngrohtë.

Teksa i drejtohen shtëpisë së familjes Leka, Elvis Naçi e pyet Xhevahirin sesa para borxh ka për ndërtimin e një shtëpie ku Aqifi do të mund të kalojë më i qetë jetën e tij

Naçi: A je i qetë me makinën tënde?

Xhevahiri: Po tani jam shumë i qetë...

Naçi:Tek shtëpia e re mir i ke kushtet?

Xhevahiri: Mir them. Janë 4 dhoma për 4 fëmijët dhe mua. Pati vështirësi të mëdha që ta mbaroja, pasi kati i parë i shtëpisë ka qenë me shtëpitë e mia... duke marrë borxh. Më ka shkatërruar shumë financiarisht vetëm transporti për të sjellë materialet, sepse largësia nga shtëpia është e madhe.

Naçi: Ku u përplase Xhevahir me borxh?

Xhevahiri: Më të shumtë tek njerëzit e mi, se kishin besim se do ja ktheja në kohë. Pastaj mbledh diçka dhe likuido borxhin.

Naçi: Sa të shkoi në total

Xhevahiri: Gati 12 milion kati i parë... pastaj duke i likuiduar, ka ngelur rreth 7 milionë.

Naçi: Të shqetësojnë borxhlinjët?

Xhevahiri: Jo ndihem në siklet, por duke më parë mua dhe çunin më kanë thënë që të mos vihem në siklet sepse do më presin... janë dy tre veta të cilëve u kam borxh.

Elvis Naçi nuk priti më dhe e luti Xhevahirin që të ndalojë makinën. Kishte me vete një tjetër surprizë të bërë nga shqiptarët dhe emisioni.

Naçi: Përtej kësaj që presim analizat ke patur një siklet, borxhet. Edhe ato të zgjojnë natën. Por vëlla i dashur, do flesh rehat që sot e tutje për shkak se ne kemi shkuar në bankë dhe ta kemi paguar pagesën prej 7 mln lekësh të vjetra

Xhevahiri: Zoti ua shpërbleftë, ju falënderoj shumë. Zoti ua shpërbleftë për të gjitha mundimet që bëtë për ne, ju falënderoj thellësisht.

Në përfundim të kësaj historie të dramatike, Elvis Naçi bëri apel për të patur sa më shumë besim që analizat e Aqifit të dalin sa më të lehta për të dhe se shqiptarët do të jenë kurdoherë pranë tij, për ta ndihmuar në ditët në nevojë.

Elvis Naçi: Shpresojmë shumë që ta ndihmojë Aqifin... ne nuk mund ta çojmë dot në këmbë, por në pritje të analizave ne shpresojmë që ta ndihmojmë këtë familje mesa mundemi.


Sidrit Bejleri: Pjesa e Aqifit i përket mjekësisë por ne shpresojmë që gjithçka të dalë mirë.

    Data: 12 Mars 2019 18:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera