Kthehu lart

Meta reagon për teatrin: Qeveria dhe bashkia të dialogojnë me artistët

Meta reagon për teatrin: Qeveria dhe bashkia të dialogojnë me artistët GazetaExpress

Në lidhje me protestën e artistëve për godinën e teatrit Kombëtar reagoi edhe Presidenti, Ilir Meta.

Përmes një deklarate për mediat bëhet me dije se Presidenti i Republikës, Ilir Meta po ndjek me vëmendje të veçantë dhe në vijimësi shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, të kthyer tashmë në një debat publik.

“Presidenti i Republikës organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.

Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”, thuhet në reagim.

    Data: 13 Qershor 2018 13:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera