Kthehu lart

Meta falënderon gazetarët e vjetër: Të rinjtë të marrin shembull për të qëndruar larg drogës

Meta falënderon gazetarët e vjetër: Të rinjtë të marrin shembull për të qëndruar larg drogës GazetaExpress

Në kuadër të Ditës Botërore të Radios, Presidenti Ilir Meta ka takuar në ambientet e Presidencës disa nga ikonat e gazetarisë shqiptare ndër vite, jo vetëm si një shenjë e falënderimit por edhe për të dhënë një mesazh për të rinjtë shqiptarë.

Fjala është për gazetarët e radios, ata komentatorë që kanë përçuar ndeshjet e sportit nëpër shtëpitë e shqiptarëve në një kohë që prej 28 vitesh është zhdukur.

Duke marrë shembull prej tyre, Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh të rinjve shqiptarë që të qëndrojnë larg drogës apo simultantëve të tjerë, por të merren me sport.


Të dashur miq, me rastin e Ditës Botërore të Radios, ishte kënaqësi e privilegj të takoja sot ikonat e radios shqiptare ndër vite, jo thjesht për të përkujtuar një datë simbolike, por edhe për të vlerësuar në radhë të parë kontributin e tyre dhe të gjithë drejtuesve, gazetarëve e komentatorëve të mrekullueshëm, por edhe teknikëve të palodhur të radios, që sot nuk janë më midis nesh.

Viti i UNESCO-s për Radion dhe Sportin, duhet të shërbejë për t’u bërë thirrje të rejave e të rinjve shqiptarë të merren me sport, larg veseve, larg varësisë ndaj drogës dhe simulantëve të tjerë, larg obezitetit dhe vetë-izolimit./Gazeta Express

    Data: 13 Shkurt 2018 16:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera