Kthehu lart

“Më dhanë garanci për jetën, shumë gjëra që di do të djegin Sali Berishën”

“Më dhanë garanci për jetën, shumë gjëra që di do të djegin Sali Berishën” GazetaExpress

Izet Haxhia ka qenë i drejtpërdrejtë në qëllimet e tij pas ekstradimit në vendin tonë.

Në seancën e kësaj të enjte, Haxhia ka deklaruar se ka ardhur në Shqipëri pasi i dhanë garanci për jetën dhe se do të dëgjohej.

“Nga viti 1990 deri në1998 jam dëshmitar i shumë ngjarjeve kriminale të cilat mund t’i djegin Berishës”, ka qenë deklarata e Izet Haxhisë në seancë e dytë të procesit, ku ai kërkon që të rihapet gjykimi ndaj tij.

Izet Haxhia është një nga të dënuarit me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në shtator të viti 1998.

Ndërkohë në seancë e së enjtes, prokurori Petrit Bica i paraqiti gjykatës disa shkresa që kishin të bënin me ekzekutimin e vendimit, shpalljen në kërkim dhe kërkesën e Izet Haxhisë në gjykatën e Strasburgut.

Sipas Prokurorisë, këto shkresa tregojnë se Haxhia ka patur dijeni për vendimin ndaj tij dhe nuk e ka ankimuar. Ndërsa avokati i Haxhisë u shpreh se kushti kryesor për rihapjen e një procesi është e drejta të akuzuarit që të shprehte dhe të dëgjohet për akuzën që i është ngritur.

Por gjyqtari Besnik Hoxha kërkoi që para se të shprehej për pranimin ose jo të kërkesës për rihapje të procesit, donte të kishte në dispozicion edhe dosjen hetimore të prokurorisë për vrasjen e Azem Hajdarit. Dhe për t’i dhënë kohë organit të akuzës të nxjerrë nga arkivat dosjen, e shtyu seancën për pas një jave./Top Channel

    Data: 14 Qershor 2018 17:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera