Kthehu lart

‘Marrëveshja e mirëkuptimit’, Rama: Çfarë do të bëjë qeveria një herë në vit

‘Marrëveshja e mirëkuptimit’, Rama: Çfarë do të bëjë qeveria një herë në vit GazetaExpress

Kreu i qeverisë Edi Rama, vetëm një ditë pasi ka marrë votëbesimin në Parlament, dhe pas betimin në Presidencë, ka lajmëruar deputetët e tij edhe ministrat, se në mbledhjen e ardhshme të grupit parlamentar do të nënshkruajnë një marrëveshje mirëkuptimi.

Sipas Ramës, kjo marrëveshje, detyron që qeveria të mblidhet në çdo qark, për të zhvilluar takime me qytetarë dhe me përfaqësuesit vendorë.

“Në mbledhjen e ardhshme të grupit do të shkruajmë marrëveshjen e mirëkuptimit. Kjo marrëveshje do ti shpërndahet të gjithë deputetëve. Është një marrëveshje që sanksionon rregullat e bashkëpunim të qeverisë dhe grupit parlamentar, me PS-në. Është një dokument i gjatë.

Qeveria gjatë një viti politik, do të mblidhet nga nja herë në çdo qark, jo për të bërë një mbledhje simbolike, po për tu spostuar në çdo qark, një herë në vit dhe për të qëndruar dhe për të punuar bashkë me deputetët dhe për të thirrur në dëgjesa drejtuesit e institucioneve, për të dëgjuar njerëzit dhe për diskutuar me pushtetin vendor. 

Çdo ministër gjatë një viti parlamentar, duhet të qëndrojë një herë në muaj në një qark. Thelbi i kësaj marrëveshje është që ne të zbatojmë kontratën e 25 qershorit.”, -tha Rama. /Gazeta Express/

    Data: 14 Shtator 2017 10:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera