Kthehu lart

“Madam Falimenti” i përgjigjet akuzave të Sali Berishës

“Madam Falimenti” i përgjigjet akuzave të Sali Berishës GazetaExpress

Disa javë më parë në një intervistë për Opinion, Sali Berisha do të komentonte për herë të parë ministrat e rinj të Ramës, duke u ndalur veçanërisht tek emri i Ministres së re të Financave, të cilën ish kryeministri e pagëzoi me “titullin” Madam Falimenti.

Berisha i referohej faktit se Anila Denaj kishte drejtuar Fondin e Sigurimit të Shëndetit Publik, që sipas ish kryeministrit kishte falimentuar falë saj.

Këtë të martë në intervistën e saj të parë publike, Anila Denaj i ka kthyer përgjigje Berishës.

“Fjala madem është e bukur, por fjala faliment nuk është. E para sepse nuk mendoj që për tre muaj si drejtuese e Fondit të Sigurimit të Shëndetit Publik arrita ta falimentoj. E dyta është sepse, arsyet e dhëna në komentet e zotit Berisha, janë të lidhura e mospagesa, besoj se ata që e njohin ligjin e buxhetit, i cili u përvalon mbi gjithçka do të më jepnin të drejtë. Megjithatë unë e vlerësoj edhe fjalën madamë, mbetem e kënaqur vetëm me të.”-tha Denaj në intervistë për emisionin Dritare./Express

    Data: 12 Mars 2019 22:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera