Kthehu lart

Ky është mesazhi i fundit “politik” i ish Ministrit të Brendshëm Demiraj

Ky është mesazhi i fundit “politik” i ish Ministrit të Brendshëm Demiraj GazetaExpress

Nën pektun e politikanit që mbajti postin e ministrit të Brendshëm, kolonel Dritan Demiraj ka dhënë lamtumirën e tij duke deklaruar se këtë të mërkurë i dorëzoi “çelësat” ministrit Fatmir Xhafaj.

Demiraj shkruan në rrjetin social dhe fillimisht falenderon të gjithë administratën e Ministrisë së Brendshme, policinë e shtetit dhe madje edhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen që I kanë dhënë.

Nga ana tjetër, Demiraj shprehet se sfidat në fushën e sigurisë në Shqipëri janë të shumta dhe komplekse. Kolonel Demiraj ka deklaruar edhe një herë gadishmërinë e tij për të kontribuar në agjencitë e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.

Ja mesazhi I Demirajt:

Te nderuar miq!

Ne respekt kushtetutes dhe protokollit shteteror, sot i dorezova detyren ne zyre Ministrit te Puneve te Brendshme, z. Fatmir Xhafaj.

Falenderoj keshilltaret e mi, administraten e Ministrise se Brendshme, strukturat e vartesise, perfshire Policine e Shtetit por dhe qytetaret per bashkepunimin dhe mbeshtjetjen ne realizimin e prioriteteve qe kisha kur mora detyren. Angazhimi im ka qene maksimal dhe uroj te kem plotesuar sadopak pritshmerite e tyre gjate kesaj periudhe te veshtire ne detyre.

Sfidat ne fushen e sigurise me te cilat po perballet vendi yne jane te shumta, komplekse dhe perballimi i tyre me sukses eshte nje kerkese vitale per tere shoqerine tone. Kurdohere kam shprehur gatishmerine time per te kontribuar me dedikim e pergjegjshmeri te larte ne agjencite e Sigurise dhe Mbrojtjes, ne perputhje me interesat Kombetare. DD./Gazeta Express

    Data: 13 Shtator 2017 20:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera