Kthehu lart

“Kush është ajo nënë që do linte fëmijët pa një shtëpi?!”

“Kush është ajo nënë që do linte fëmijët pa një shtëpi?!” GazetaExpress

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama se shkarkoi në mënyrë të padrejtë efektiven Blerta Dervishi, vetëm se po mbronte pronën e saj.

Dervishi u përplas me policinë e shtetit ditën e djeshme gjatë përleshjes mes forcave të rendit dhe familjarëve që pritej të nxirreshin nga shtëpia e tyre në zonën e gjimnazit Petro Nini në Tiranë.

“I shkoi policia për tu shembur shtëpitë e tyre dhe një nga familjaret ishte police, ishte punonjëse e Policisë së Shtetit, e ekipit “Shqiponja”. Më thoni, kush nënë do të linte fëmijët apo familjen e saj pa shtëpi përballë një padrejtësie? Kemi një shtet të tërë, një polici të tërë, një administratë të tërë, e cila funksionon vetëm në shërbim të një njeriu të vetëm, i cili edhe kur tek në takim me popullin vesh jelek antiplumb sepse ka frikë të takohet me popullin, ka frikë të bisedojë me popullin”, u shprehn kryetarja e LSI.

    Data: 12 Mars 2019 21:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera