Kthehu lart

“Kur të mos më keni do më kujtoni” Momentet e delirit të Ramës në video

“Kur të mos më keni do më kujtoni” Momentet e delirit të Ramës në video GazetaExpress

Aktet e dhunës së policisë së shtetit ndaj qytetarëve që kërkohej të nxirreshin prej shtëpisë ditën e djeshme në Tiranë janë kthyer në një “hall” për Ramën, aqsa nga kryeministri ka pasur dhe disa momente të delirit.

Rama reagoi sërish sot për përplasjen, duke bërë fillimisht “kurban” policinë e shtetit e posaçërisht drejtorin e Tiranës Kastriot Skënderaj, shkarkimi i të cilit është përdorur prej dy ditësh tashmë si akti “shfajësues” i dhunës së parë në drejtim të qytetarëve (në fakt Skënderaj u shkarkua javën e kaluar, por vetëm dje qeveria e bëri publik lajmin sikur vendimi ish marrë pas dhunës ndasj qytetarëve në Tiranë).

Por përtej “Kurbanit”, Rama ka shkuar deri atje sa të thotë se kur ai të mos jetë më mes nesh, të gjithë do ta kujtojmë sesa lider të mirë dhe mendjendritur kemi.

Për më tepër lexoni çfarë ka thënë Rama me gojën e tij dhe shikoni videon e mëposhte

Rama: Qeveria është larg së qëni e persosur dhe agjencitë, drejtoritë, strukturat e shtetit janë larg së qëni në çdo rast reflektim i ambicies dhe vullnetit të qeverisë për Shqipërinë, shpesh herë janë vërtet problemi. 

Por kjo qeveri ka një virtyt që nuk e ka pasur asnjë qeveri, kjo qeveri ka sytë dhe veshët katër për të parë dhe dëgjuar njerëzit e zakonshëm dhe asnjëherë nuk i bishtnon përgjegjësisë kur gabon por reflekton dhe reagon. Në këtë kuadër futen dhe këto përpjekjet e mia për të dëgjuar, parë dhe komunikuar këtu si i barabartë mes të barabartësh. 

Fare mirë mund të mos shfaqesha hiç por preferoj të jem aktiv jo sepse nuk kam punë tjetër apo më pëlqejnë cic-micet, por sepse komunikimi që ka të bëjë me njerëzit e zakonshëm është një pjesë  e rëndësishme e punës. E di që kur të mos më keni do të më kujtoni por deri atëherë ka plot kohë për tu dashur dhe për tu zënë me njëri-tjetrin./Express

(Duke filluar nga minuta e 6 e videos


    Data: 12 Mars 2019 19:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera