Kthehu lart

Kryemadhi - Ramës: Arroganti injorant krenohet me heqjen nga puna të mbështetësve të LSI

Kryemadhi - Ramës: Arroganti injorant krenohet me heqjen nga puna të mbështetësve të LSI GazetaExpress

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar ashpër ditën e sotme pas deklaratave të bërë nga kreu i qeverisë Edi Rama në Mirditë.

Kryemadhi thotë se Rama në Mirditë shpalli si fitore të madhe largimin nga puna të mbështetësve të LSI-së.

Dhe për kryemadhin, deklarata e Ramës e ka një qëllim: të frikësojë familjen tonë politike me shantazhe që zakonisht i përdor me oborrtarët e tij të pushtetit.

Kryetarja e LSI-së shprehet se pavarësisht se çfarë do të përdorë Rama për të trembur anëtarët e LSI-së, ai kurrë nuk do t’ia arrijë qëllimit.

Statusi i plotë

Me gjuhën e arrogantit injorant, me guximin e stimuluar nga përdorimi i substancave narkotike, Edi Rama edhe njëherë i ka gjetur fajtorët e keqqeverisjes së tij te LSI.

Nga Mirdita , ku as brohorimat e teknikës qendrore të kryeministrisë nuk e mbytën dot zhurmën e shpërthimit të tritolit në Shkodër, kryeministri i pushteteve të përkohshme, shpalli si fitore të madhe largimin nga puna të mbështetësve të LSI-së, me shpresën se do të frikësojë familjen tonë politike me shantazhe që zakonisht i përdor me oborrtarët e tij të pushtetit.

Me fjalorin e varfër dhe me paranojën e “këpucës”, Edi Rama shfaqet ashtu siç është në të vërtetë, i frikësuar jo nga këpucët që për fatin e tij nuk morën trajektoren e duhur, por nga mijëra e mijëra këpucë a çizme që i qëndrojnë sipër kokës varur atij dhe ministrave të tij.

Sepse nuk është turp të të etiketojnë si “parti e këpucëve”, as të heqësh këpucët apo të brendshmet siç ka bërë ai vetë.

Turp është të kanabizosh vendin që pretendon se drejton, të orientosh rininë drejt drogës dhe trafikut, të vjedhësh e të grabisësh çdo pasuri të Shqipërisë.

Këto veshin me turpin më të madh të mundshëm çdo lakuriqësi, jo vetëm fizike por dhe politike.

/GazetaExpress/

    Data: 13 Janar 2018 19:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera