Kthehu lart

Kotzias: Nuk iki me pushime pas zgjidhur çështjet me Shqipërinë

Kotzias: Nuk iki me pushime pas zgjidhur çështjet me Shqipërinë GazetaExpress

Kryediplomati grek Nikos Kotzias reagoi sot në lidhje me çështjet e mbetura pezull me palën shqiptare.

Kotzias ishte i prerë kur tha se nuk ikën në pushime pa i zgjidhur këto çështje.

“Së shpejti zgjidhim problemet me Shqipërinë.

Ndodhemi në procesin e zgjidhjes së problemeve që rezultojnë që prej 70 vjetësh. Nuk shkoj me pushime pa i zgjidhur”, tha Kotzias  pas takimit me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Moskë.

Gjatë ditës së djeshme Greqia zgjidhi mosmarrëveshjen me fqinjin e saj, tashmë Maqedonia do të quhet Republika Veriore e Maqedonisë.

    Data: 13 Qershor 2018 14:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera