Kthehu lart

Koncesionet e inceneratorëve, Gjiknuri i përgjigjet opozitës nesër në Parlament

Koncesionet e inceneratorëve, Gjiknuri i përgjigjet opozitës nesër në Parlament GazetaExpress

Ministri i Infrastrukturës dhe energjisë, Damian Gjiknuri do tu përgjigjet nesër pyetjeve të deputetëve të opozitës. Kjo pas interpelancës që ka kërkuar kreu i grupit parlamentar për PD-në, Edmond Spaho.

Do të jetë deputetja Jorida Tabakau ajo që do të shtrojë gjithë shqetësime t e opozitës në lidhje me dhënien e disa koncesioneve nga ana e kësaj ministrie.

“Zhvillimin e nje interpelance urgjente me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjise z. Damian Gjiknuri, per te raportuar ne lidhje me informacionet zyrtare te koncesioneve te inceneratoreve Elbasan, Fier dhe Tirane. Kjo kërkese e opozitës parlamentare, bazohet edhe ne nenin 7 te Kushtetutës, ku sanksionohet parimi i ndarjes dhe balancimit te pushteteve. Nen dritën e këtij parimi, mbetet përparësi funksioni i kontrollit parlamentar, i cili nënkupton te drejtën e pushtetit legjislativ për t'u infom1uar dhe për te realizuar mbikeqy1jen për zbatimin e ligjeve nga organet e pushtetit publik, brenda kufijve te përcaktuar nga Kushtetuta, me qellim manjën e masave te domosdoshme për parandalimin e paligjshmërisë si dhe nxjerrjen e përgjegjësive sipas rasteve konkrete. Te gjitha çështjet qe përmbajnë ne vetvete nje interes publik përfshihen brenda funksionit te kontrollit parlamentar.”, thuhet ne kërkesën e PD-së.

Gjithashtu në rend të ditës për seancën e nesërme është parashikuar qe të diskutohet edhe rreth projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”  si dhe Projektvendimi “Për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”. /Gazeta Express

Kerkesa per interpelance 


    Data: 14 Shkurt 2018 11:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera