Kthehu lart

Kokaina, nis hetimi pasuror për pronarin e kompanisë së bananeve

Kokaina, nis hetimi pasuror për pronarin e kompanisë së bananeve GazetaExpress

​Rreth dy javë pas sekuestrimit të 613 kilogramë kokainë, Prokuroria e Krimeve të Rënda nis verifikimin e pasurisë për pronarin e kompanisë “Arbri Garden” Arbër Çekajn

Ky verifikim ka nisur edhe për punonjësin e kësaj kompanie Donaldo Lushajn dhe shoferin ku u gjet ngarkesa e lëndës narkotike Armando Pezaku, shkruan Abcnews.

Prokuroria mësohet se i ka drejtuar kërkesa bankave, zyrave të hipotekave dhe zyrave të transfertave të parave për veprimet e këtyre tre shtetasve të proceduar për 613 kg kokainë.

Kërkesa drejtuar këtyre institucioneve mësohet se është bërë në kuadër të hetimit pasuror të grupit të dyshuar të strukturuar kriminal.

    Data: 13 Mars 2018 14:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera