Kthehu lart

“Jam dëshmitar i ngjarjeve që mund 'ti djegin' Sali Berishës”

“Jam dëshmitar i ngjarjeve që mund 'ti djegin' Sali Berishës” GazetaExpress

Teksa sot po mbahej seanca e radhës kundër tij në gjykatën e Tiranës, Izet Haxhisë, i dënuar me 25 vjet për vrasjen e Azem Hajdarit kërkoi sërish hapjen e çështjes.

"Ekstradimi im nuk i ka interesuar Berishës. Unë u arrestova së bashku me Aldo Baren, ai u ekstradua ndërsa unë jo" u shpreh ai.

Haxhia thotë se ka qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve dhe se do të dëgjohet.

"Nga '90 deri në '98 kam qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve që mund 'ti djegin' Sali Berishes", u shpreh ai.

Prokurori Petrit Bica i paraqiti gjykatës disa shkresa që kishin të bënin me ekzekutimin e vendimit, shpalljen në kërkim dhe kërkesën e Izet Haxhisë në gjykatën e Strasburgut.

Sipas Prokurorisë, këto shkresa tregojnë se Haxhia ka pasur dijeni për vendimin ndaj tij dhe nuk e ka ankimuar. Ndërsa avokati i Haxhisë u shpreh se kushti kryesor për rihapjen e një procesi është e drejta të akuzuarit që të shprehte dhe të dëgjohet për akuzën që i është ngritur.

Gjyqtari Besnik Hoxha kërkoi që para se të shprehej për pranimin ose jo të kërkesës për rihapje të procesit, donte të kishte në dispozicion edhe dosjen hetimore të prokurorisë për vrasjen e Azem Hajdarit. Dhe për t’i dhënë kohë organit të akuzës të nxjerrë nga arkivat dosjen, e shtyu seancën për pas një jave.

    Data: 14 Qershor 2018 14:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera