Kthehu lart

Ish Presidenti flet për përçarjen në PD, ka një këshillë për Bashën dhe “armiqtë” e tij

Ish Presidenti flet për përçarjen në PD, ka një këshillë për Bashën dhe “armiqtë” e tij GazetaExpress

Pas mbarimit të mandatit si President i vendit, Bujar Nishani i sheh zhvillimet politike në vend dhe veçanërisht ato në Partinë Demokratike me sy kritik.

Si ish-funksionar i lartë i kësaj force politike, Nishani thotë se kthimi në alternativë qeverisëse për Partinë Demokratike duhet të kalojë përmes bashkimit të kontributeve dhe afrimit të figurave që u lanë jashtë listave nga Lulzim Basha, si Imami, Topalli apo Patozi.

“Opozita s’mund të qëndrojë strikt tek identifikimi i problemeve, por duhet të ofrojë modelin se si do të jetë ky ndryshim. Në këtë kontekst ka nevojë për këto zëra. PD ka potencial njerëzor që nga krijimi i saj, njerëz me reputacion, dhe këto janë të nevojshme për Partinë Demokratike. Këshilltarë të mirë do jenë edhe për liderin e PD”.

Por cila është e ardhmja e Bujar Nishanit në Partinë Demokratike?

“Jam rritur, formësuar brenda PD. Kam gëzuar besimin maksimal të PD, deri të qenit President, që është privilegj. I jam mirënjohës dhe besoj tek parimet e së djathtës së qendrës që politika e PD mbart mbi vete, tek alternativa qeverisëse që ka dhënë Partia Demokratike. Do jap ndihmesën time si qytetarë, politikan me synimin që t’i shërbejë të mirës publike”.

Që prej mbarimit të mandatit të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani është vendosur në këtë zyrë te shtetit, nga ku ndjek çdo zhvillim në politikën shqiptare, me qëllimin për të vazhduar të japë kontribut në shoqëri, siç shprehet ai./Klan

    Data: 13 Mars 2018 17:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera