Kthehu lart

I sëmuri mendor tmerron qytetarët në Durrës... thyen gjithçka i del përpara!

I sëmuri mendor tmerron qytetarët në Durrës... thyen gjithçka i del përpara! GazetaExpress

Një video e publikuar tregon momentet shqetësuese ku një i sëmurë mendor ka tmerruar qytetarët e qytetit të Durrësit me sjelljet e tij të dhunshme.

Video e publikuar nga Durrëslajm, tregon momentet kur i sëmuri mendor po ectë në bulevardin “Dyrrah” dhe ka thyer e shkatërruar çfarë i ka dalë përpara. Nga hedhja e biçuikletave në tokë, thyerja e xhamave të dyqaneve e madje deri tek kërcënimi drejt personit që ka kryer videon, sjellja e tij ka shkaktuar mjaft shqetësim në zonë.

Pas kësaj videoje, policia ka bërë të mundur kapjen e personit në fjalë dhe e ka shoqëruar në komisariat. Dëshmitarët okularë tregojnë madje se në trupin e tij kishte dhe njolla gjaku./Gazeta Express


    Data: 13 Qershor 2018 23:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera