Kthehu lart

Hotel 25 m larg detit, pezullohet shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit

Hotel 25 m larg detit, pezullohet shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit GazetaExpress

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Durrësit ka vendosur pezullimin nga detyra të shefit të Urbanistikës së Bashkisë Durrës, Adhurim Qehajaj.

Pezullimi nga detyra ka ardhur pas hetimeve që ka nisur prokuroria e Durrësit, lidhur me dhënie e një leje për hotel për tu ndërtuar 25 m larg detit.

Po ashtu, gjykata ka vendosur masën administrative të sekuestros për objektin në fjalë, deri në përfundim të hetimeve.

Prokuroria ka dyshime të forta se Qehajaj është i përfshirë në dhënien e lejes për këtë hotel, ndërtim ky i bërë në një zonë të rëndësisë së veçantë, ku me ligj është i ndalur ndërtimi.

/GazetaExpress/

    Data: 13 Mars 2018 14:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera