Kthehu lart

Helmoi vjehrrën, xhaxhai i nuses: Rrëfimi te hoxha sajesë, i vunë për dashnorë meshkujt e fisit

Helmoi vjehrrën, xhaxhai i nuses: Rrëfimi te hoxha sajesë, i vunë për dashnorë meshkujt e fisit GazetaExpress

Xhaxhai i Marjana Çmetës, vajzës e cila është arrestuar pasi akuzohet se helmoi me fotoksinë vjehrrën, ka hedhur poshtë këtë version të ngjarjes duke thënë se mbesa e tij është e pafajshme.

“Familja Lami ka dashur të hedhë baltë mbi vajzën tonë. Fillimisht i vunë për dashnor të gjithë meshkujt e fisit e më pas pasi nuk doli kjo, shpikën këtë histori. Liria ka tentuar edhe një herë të vetëhelmohet vite më parë,” shprehet xhaxhai Selimi.

Ndërsa në lidhje me rrëfimin te hoxha, video 27-minutëshe e dërguar në Prokurori, xhaxhai i Marjanës thotë se është sajesë.

“Marjana ka shkuar te hoxha me vjehrrin dhe të vëllain. Ka thënë veteëm kaq: Vjehrrës Zoti ja faltë mëkatet. Jo gjë tjetër. Marjana eshte një vajzë besimtare ka mbaruar Medresenë dhe preket shpejt nuk mund ta ketë bërë këtë veprim,” ka  thënë xhaxhai./bw

    Data: 14 Mars 2018 12:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera