Kthehu lart

Goditi punonjësin e pyjores, shpallet në kërkim 43-vjeçari

Goditi punonjësin e pyjores, shpallet në kërkim 43-vjeçari GazetaExpress

Një 43-vjeçar në Vlorë është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka goditur me automjet inspektorin e pyjeve.

Sipas policisë zyrtar te policise se Vlores, 43-vjeçari me inicialet L.S., banues në fshatin Babicë ,Vlorë, është kapur nga shërbimet e inspektoriatit të mbrojtjes së pyjeve duke prerë pemë në fshatin Rexhepaj.

Pasi është diktuar ai ka ushtruar dhunë ndaj inspektorit të pyjeve dhe e ka goditur atë me makinë gjatë largimit nga vendi.Gjatë një kontrolli që është ushtruar në banesën e t L.S., janë gjetur nga policia një stivë e konsiderueshme lënde drusore, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga ana e policisë.

Policia po vazhdon punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjsisë ligjore të 43-vjeçarit.Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. /Gazeta Express/


    Data: 14 Shtator 2017 10:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera