Kthehu lart

Fier, mjekja pezullohet nga puna, pakujdesia e saj i kushtoi jetën një 21 vjeçareje

Fier, mjekja pezullohet nga puna, pakujdesia e saj i kushtoi jetën një 21 vjeçareje GazetaExpress

Vdekja e një 21 vjeçareje i ka kushtuar shtrenjtë një mjekeje të spitalit rajonal të Fierit.

Gjykata e qytetit ka vendosur të pezullojë nga detyra mjeken Ina Ruzhdija, pasi për shkak të pakujdesisë së treguar gjatë ushtrimit të profesionit, 21 vjeçarja Xhuljeta Gjeka ka humbur jetën.

"Rezulton se, më datë 12.02.2018, mjekja roje e urgjencës Ina Ruzhdija nuk ka vizituar, shtruar dhe mjekuar pacienten Xhuljeta Gjeka, e cila është dërguar nga familjarët e saj në gjendje të rëndë shëndetsore në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier. Pavarësisht insistimit të familjarëve për mjekimin e Xhuljetës pasi ajo kishte temperaturë të ulët, mjekja Ina Ruzhdija nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore pacientes, duke u thënë familjarëve që ta merrnin në shtëpi pasi gjendja e saj ishte gripale."- sqarojne autoritetet.

Vendimi i plote per pezullimin e mjekes

Me vendimin Nr. 925, datë 21.05.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier duke caktuar masën e sigurimit personal ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 240 pika 1 gërma “a” e K. Pr. Penale, në ngarkim të shtetases Ina Ruzhdija, me detyrë Mjeke Urgjence në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mjekimit të pakujdesshëm” të parashikuar nga neni 96/1 i K.Penal me pasojë vdekjen e të ndjerës Xhuljeta Gjeka e moshës 21 vjeç, banuese në fshatin Mujalli, Fier.

Pezullimi nga detyra i mjekes u vendos pasi Gjykata u njoh me faktet, provat dhe aktet e ekspertimit mjekoligjor të IML Tiranë të mbledhura në kuadër të procedimit penal datë 19.02.2018 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier.

Rezulton se, më datë 12.02.2018, mjekja roje e urgjencës Ina Ruzhdija nuk ka vizituar, shtruar dhe mjekuar pacienten Xhuljeta Gjeka, e cila është dërguar nga familjarët e saj në gjendje të rëndë shëndetsore në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier. Pavarësisht insistimit të familjarëve për mjekimin e Xhuljetës pasi ajo kishte temperaturë të ulët, mjekja Ina Ruzhdija nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore pacientes, duke u thënë familjarëve që ta merrnin në shtëpi pasi gjendja e saj ishte gripale. Pasi është dërguar në banesë, gjendja shëndetesore e Xhuljetës është përkeqësuar brenda pak orësh, fakt që i ka detyruar familjarët e saj ta dërgonin përsëri në Spitalin Rajonal Fier, ku ajo ka humbur jetën në ambientet e këtij spitali.

Nga ana e Prokurorisë Fier po vazhdojnë hetimet në lidhje me individualizimin e përgjegjësisë penale të stafit mjekësor pranë Spitalit Rajonal Fier./Gazeta Express

    Data: 25 Maj 2018 12:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera