Kthehu lart

Epidemia e gripit, Vasili: Kryeministri ka qepur gojën, tragjike

Epidemia e gripit, Vasili: Kryeministri ka qepur gojën, tragjike GazetaExpress

Në lidhje me epideminë e gripit reagoi sërish kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili.

Ai shkruan Ramës nuk i intereson shpërthimi i epidemisë e në vend të kësaj, sipas bën batuta të trasha.

“Epidemia e fruthit vazhdon, kryeministri s'flet, media e ka në fund....

Reagimi i Petrit Vasilit

"Kryeministri ka qepur gojën dhe s'flet për epideminë e fruthit. Po mendon budallëkun e radhës se si do dalë si triumfator nëpër podiume, kur epidemia të jetë ndalur dhe do tregojë broçkulla pa fund për suksesin e tij.

Edhe media përcjell lloj lloj denglash qe qytetarëve nuk ju duhen hiç dhe këtë ngjarje e ka nga të fundit, se më vlerë kanë batutat e trasha të një kryeministri të trashë.

Epidemia e fruthit vazhdon, ka raste të reja, ka pasur viktima, ka komplikacione serioze dhe qeveria nuk ka ngritur akoma institucionet qe ligji ja detyron për menaxhimin e tij.

Do kujtohen të gjithë vetëm kur ta shohin fruthin te dera e tyre. Atëherë po do bërtasin fort. Sa qesharake.....por edhe tragjike...”

    Data: 23 Shkurt 2018 09:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera