Kthehu lart

E pranon dhe qeveria, këto janë dy sektorët ku pastrohen paratë e pista

E pranon dhe qeveria, këto janë dy sektorët ku pastrohen paratë e pista GazetaExpress

Paratë e pista të cilat e kanë origjinën nga ilegaliteti “filtrohen” në Shqipëri përmes dy bizneseve të mëdha.

Faktin e ka pranuar vetë kreu i drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, i cili raportoi këtë të martë përballë deputetëve të komisionit të sigurisë në Kuvend. Rezulton se sektori i parë ku kalojnë paratë e drogës, krimit e prostitucionit, është ai i ndërtimit. Përtej numrit të lartë të lejeve të dhëna për ndërtim në thuajse të gjithë Shqipërinë, shumë firma ndërtimi ngrihen për qëllimin e vetëm që të fusin në “sistem” paratë e pista.

“Sektori i ndërtimit një nga ata me riskun më të lartë për pastrimin e parave. Jo më kot numrin më të lartë të subjekteve për të cilat ka pasur masa kanë qenë pikërisht firmat e ndërtimit”, tha Arlind Gjokuta.

Por për çudinë e ligjit të miratuar vitin e shkuar nga qeveria Rama, edhe sektori i lojërave të fatit mbetet ende një aktivitet, ku rreziku i pastrimit të parave është i lartë. Kreu i DPPP-së tha se vijon ende monitorimi pavarësisht se një aktivitet i tillë është ndaluar me ligj.

 “Vazhdojmë monitorimin. Ka pasur raste kur janë njoftuar policia për transaksione te paligjshme te lojërave të fatit dhe ka pasur veprime konkrete”, tha Arlind Gjokuta.

Deputetët e Komisionit të Sigurisë pyetën drejtorin edhe për rolin e bankave në pastrimin e parave.

“Bankat mund të përdoren nga të tretë, por nuk kam indicie që të jenë përfshirë banka në pastrim parash”, shprehet Gjokuta./Express

    Data: 12 Mars 2019 17:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera