Kthehu lart

Dyshime për akte dhune?! Këtë mbrëmje 1500 policë “pushtojnë” bulevardin e Tiranës

Dyshime për akte dhune?! Këtë mbrëmje 1500 policë “pushtojnë” bulevardin e Tiranës GazetaExpress

Policia e Shtetit ka vendosur që t’ja nisë punës që këtë të premte në mbrëmje.

Plot 1500 efektivë policie do të nisin turnin për të pritur deri në orën 11:00 të së shtunës, moment i cili do të sinjalizojë dhe fillimin e protestës së paralajmëruar të opozitës, e cila shkon për të disatën herë këtë vit në bulevardin kryesor të Tiranës.

Policia e Shtetit ka ndërmarrë gjithashtu dhe një plan masash për devijimin e trafikut. Bulevardi Dëshmorët e Kombit do të jetë në shumicën e tij i bllokuar për shkak të itinerarit të protestës, ndërsa po ashtu edhe në disa nga rrugët lidhëse me bulevardin do të ndalohet qarkullimi i automjeteve.

Pritet që protestuesit të vijnë nga të gjitha rrethet e vendit, e kësisoj puna e policisë do të jetë edhe në pikë- hyrjet e kryeqytetit. Por prezenca e tepërt e forcave të policisë, rreth 12 orë përpara nisjes së protestës tregon se ka një sinjal se protesta mund të ketë elemente të dhunës.

Deri më tani ajo që është bërë publike, ka qenë qëndrimi i shumë eksponentëve të opozitës, të cilët janë shprehur hapur se protesta e nesërme do të nisë e përfundojë pa akte dhune... por ndryshe është sjellja e forcave të policisë, e cila sinjalizon “frikën” e instancave qeveritare, pasi parapërgatitja nënkupton se policia mendon se mund të ketë elemente të dhunshme ditën e shtunë./Gazeta Express

    Data: 25 Maj 2018 11:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera