Kthehu lart

Droga në Tepelenë, arrestohen babë e bir, në kërkim djali tjetër

Droga në Tepelenë, arrestohen babë e bir, në kërkim djali tjetër GazetaExpress

650 kg kanabis u sekuestruan nga policia e Gjirokastrës mbrëmjen e sotme,

Droga u sekuestrua në zonën e Fushë – Dukaj në Tepelenë.

Si pronarë të drogës u arrestuan Zeman Kordha dhe djali i tij Delo Kordha, ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër A. Kordha.

Mësohet droga kishte dy vite që ishte magazinuar, ndërsa ishte paketuar në thasë, gati për tregtim.

Raportohet se pjesa më e madhe e drogës do të transportohej për në shtetin grek me gomone./Gazeta Express

    Data: 13 Mars 2018 22:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera