Kthehu lart

Dilte në qytet me makinë luksoze dhe armë, policia vë në pranga 38 vjeçarin nga Vlora

Dilte në qytet me makinë luksoze dhe armë, policia vë në pranga 38 vjeçarin nga Vlora GazetaExpress

Policia e shtetit në Vlorë ka bërë të mundur arrestimin e shtetasi i cili rrotullohej nëpër qytet me makinën e tij luksoze dhe me armë me vete.

Fjala është për htetasin Elton Gërdhuqi, 38 vjeçar dhe banues në Sarandë.

Policia njoftoi gjithashtu dhe arrestimin e Rigert Memajt këtë të mërkurë, i cili vitin e kaluar është dënuar me 3 vite burg për akuzën e kultivimit të kanabisit.

Njoftimi i policise:

Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Vlorë në zbatim të plan masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim por edhe të atyre që posedojnë apo qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë zhvilluar operacionin “Stroke”.


Si rezultat, është kapur shtetasi i shpallur në kërkim :

Rigert Memaj, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.546 datë 25.09.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale ”Kultivimi bimëve narkotike”.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Elton Gërdhuqi, 38 vjeç, lindur në Vlorë, banues në Sarandë.

Shtetasi i mësipërm qarkullonte në qytet me një mjet tip ”Jaguar”, në të cilin posedonte një armë zjarri pistoletë pa leje.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri pistoletë,

1 automjet tip Jaguar.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Kultivimi bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 284 dhe 278 të Kodit Penal.

Policia është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur të gjitha detyrimet ligjore për të siguruar ambjente sa më të sigurta, veçanërisht përgjatë sezonit turistik, si dhe fton e nxit të gjithë shtetasit të cilët konstatojnë veprimtari antiligjore të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 duke siguruar një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

    Data: 13 Qershor 2018 18:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera